Aktivitetet ekonomike te QGHL

Keto aktivitete jane fitimprurese dhe sigurojne nje pjese te te ardhurave per aktivitetet sociale te qendres.
Krahas kesaj nje pjese e perfituesve te ketyre aktiviteteve jane perfitues pa pagese, te cilet perzgjidhen nga punonjesja sociale dhe vijne nga sherbimet e tjera te qendres.

» Bar-Restorant-Kafe-Internet GEA

Idea fillestare e hapjes së këtij aktiviteti ekonomik ishte të krijonim një ambjent ku grate dhe vajzat, si ato që frekentojnë qendrën por edhe ato te qytetit, te ndjeheshin të lira të pinin dicka apo të navigonin në internet, sepse ambjentet në qytet nuk ofronin diçka te tillë. E me pas idea u zgjerua me aktivitetin e restorantit, i cili ofron kuzhine tradicionale dhe italiane mjaft cilesore dhe me çmime të arsyeshme.
Ndërsa aktiviteti Catering lindi më pas duke kompletuar keshtu sherbimin dhe duke krijuar një eksperience te re në qytetin e Shkodres.
Perveç vleres ekonomike, që ka ky aktivitet në lidhje me shoqaten, është e rëndesishme të theksohet se gjeneron të ardhura për 6 gra dhe vajza të punësuara pranë këtij sherbimi.
Politikat e qendrës janë të tilla që i kushtohet shumë vëmendje hapjes së vendeve të punës për gra dhe vajza në nevojë duke i përforcuar ato ekonomikisht por njëkohesisht duke i integruar përsa i perket aspektit social.

» Kurse formimi

Qendra e Gruas “Hapa te Lehte” organizon kurse formimi me qëllim orientim për punësim për perfitues te ndryshëm.
E veçanta e këtyre kurseve eshte se i vihet shumë rëndësi aspektit të socializimit dhe informimit të pjesemarresve në lidhje me të drejtat duke i perfshirë ata edhe në aktivitete te tjera të qendrës.
Instruktoret jane të formuara jo vetem persa i perket nivelit profesional, por edhe në lidhje me shërbimet e tjera që ofron qendra apo në përgjithesi me te drejtat e njeriut e në veçanti ato te grave e fëmijeve, kuadrin ligjor shqiptar në lidhje me keto te drejta etj. duke i dedikuar keshtu vemendje në mënyre profesionale aspektit social të pjesemarrësve. » lexo më shumë

» Aktivitete te zhvillimit komunitar

Me 21 tetor prane lagjes “Mark Lula” eshte inaguruar Qendra Sociale Polivalente financuar nga MAE. Kjo qender sociale ofron sherbime te ndryshme per anetaret e ketij komuniteti duke synuar qe sherbimet te shkojne aty ku jane nevojat me te medha Nderkohe qe po planifikohen ndertimi dhe i 2 qendrave te tjerave sociale polivalente ne Lagjen “Kiras” dhe “Liria”.
- Pune sensibilizuese per dhunen, ne tre lagjet e mesiperme.
Ne kuader te projektit “ Te drejtat e gruas jane te drejta njerezore”, te financuar nga Komisioni Europian prane Qendres se Gruas jane krijuar 4 grupe advokacy me nga 5 perfaqesuese. Grupet perfaqesojne lagjet “Mark Lulaj”, “Kiras” dhe “Liria”, plus nje grup nga Universiteti, te cilat bejne nje pune shume te madhe sensibilizuese ne komunitetet e tyre per te drejtat dhe ceshtjen e dhunes ndaj grave. Dy jane qellimet e medha te ketyre grupeve. Se pari te lidh sherbimin antidhune te ofruar nga Qendra e Gruas me komunitetin permes indentifkimit te rasteve te dhunes. Se dyti te behet nje pune e zgjeruar per te drejtat dhe strategjite e mbrojtjes , ne rastet ku ushtrohet dhune.

 

[kthehu mbrapa]