Kush jemi

Qėndra e Gruas “Hapa tė Lehtė” ėshtė njė organizatė jo-fitimprurėse, themeluar ne 2003. Lind nga deshira dhe impenjimi i njė grupi grash nga Shkodra, pasi eksperimentuan sė bashku qė nga 2001, me njė tėrėsi aktivitetesh me baze promocionin social dhe mbrojtjen e tė drejtave njerėzore.

Objektivi i qendrės gjithmone ka qenė dhe ėshtė krijimi i njė hapsire tė hapur pėr tė gjitha gratė , njė vend ku grate mund tė gjejnė pėrgjigje ndaj cėshtjeve qė kane tė bėjnė me problemet sociale, ekonomike dhe juridike por mbi tė gjitha aty do gjejne njė vend qe do i dėgjojė dhe do i mbėshtesė. Pjesmarrja direkte e pėrfituesve nė vendimarrje dhe realizimi i figurave si lider komuniteti ėshtė njė qėllim me vete, i cili realizohet me kujdes dhe sukses.

Me rėndėsi pėr Qendrėn e Gruas paraqesin projektet pėr zhvillimin komunitar tė 3 zonave periferike “Mark Lulaj”, “Kiras” dhe “Iliria” duke u nisur nga nevojat dhe prioritetet e grave.

Aktivitetet dhe administrimi ekonomik i “Qendrės sė Gruas” janė tė koordinuara nga “Komiteti i Drejtimit” i pėrbėrė nga 9 gra , tė pėrzgjedhura cdo 2 vjet nga “Asamblea e Anėtarve”.

Nė brendėsi tė Qendres janė tė pranishėm: Bar-Restorant, Shėrbim -Katering, Kopėsht, Ludotekė, Hapsirė pėr Kurse Formimi, Qendėr Dokumentacioni. Nė tėrėsi, organizohen Kurse Formimi , Aktivitete Sociale dhe Komunitare me gratė, tė rijntė dhe fėmijėt nė 3 lagjet periferike, Mbrėmje Kulturore dhe Sensibilizimi pėr tė Drejtat e Grave. Janė aktivė, me kohe tė plotė Shėrbimi Antidhunė qė ofron Konsulence emocionale, sociale dhe juridike, plus sherbim pėr mbrojtjen e tė drejtave riprodhuese. Qendra ka promovuar “Tryezėn Ndėrinstitucionale” pėr tė luftuar Dhunėn ndaj Grave nė Familje ,me pjesmarrjen e : Policisė, Bashkisė, Drejtorisė sė Shėndetit Paresor dhe Sekondar. Plus “Grupi nderinstitucional” qė mbron tė Drejtat Riprodhuese tė femrės, po me pjesmarrjen e Bashkisė dhe Drejtorisė sė Shėndetit Parėsor dhe Sekondar, duke i kushtuar vemendje tė vecantė periudhės sė Shtatzanisė.